Policia e Dibrës ka arritur ta identifikojë gruan pa jetë që u gjet sot në një rezervuar në fshatin Rrenxë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh. Sh., banuese në fshatin Vrenjt, njoftoi policia.
Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni.
Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/