Ish kryeministri Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se Edi Rama dhe Bllako janë takuar në një prej vilave qeveritare në Tiranë nfërkohë që ishte lëshuar urdhër arresti për ish deputetin.
“Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nnon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit.
Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë.
Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon”, tha Berisha.
Bllako u paraqit vetë në polici në 3.30 të mëngjesit ndërkohë që policia përveç nuk zbatoi urdhër arrestin edhe gënjeu duke thënë se Bllako u arrestua në mbrëmje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/