Ministrja Kushi nuk mohon daljen e testit për mësuesit para ‘Vlerësimit’, por...

Ministrja Kushi nuk mohon daljen e testit për mësuesit para ‘Vlerësimit’, por mohon qe e ka nxjerrë vet

56
0
Shares

Ministrja e Arsimit Evis Kushi nuk ka mohuar sot lajmin se testet e provimit të vlerësimit për mësuesit janë publikuar para sr të fillojë provimi. Por Kushi deklaroi se nuk i ka nxjerrë ajo.

Pak më herët deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se testin e nxori kabineti i ministres me urdhërin e kësaj të fundit.

Postimi i Kushit:

Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve.

Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje.

Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje. Është turp dhe e pafalshme që, për qëllime politike, të shpërdorohet besimi i qytetarëve nga karrigia e deputetit, duke sajuar akuza që cënojnë besueshmërinë dhe nxitin pasiguri te mësuesit dhe nxënësit për proceset vlerësuese në sistemin arsimor.

Të dashur mësues, ne do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë së bashku për të përmirësuar më tej sistemin tonë arsimor, duke mos u dekurajuar nga asnjë sulm politik.

Të dashur nxënës, ne bëjmë çdo ditë e më shumë përpjekje për të garantuar barazi, transparencë dhe meritokraci në vlerësimin e arritjeve tuaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY