Avokati i Popullit, letër bashkisë: Hiqni emrat e komunistëve nga rrugët e...

Avokati i Popullit, letër bashkisë: Hiqni emrat e komunistëve nga rrugët e sheshet e Tiranës

59
0
Shares

Avokati i Popullit Kërkoi sot për herë të parë zyrtarisht që bashkia e Toranës të pastrojë rrugët e kryeqytetit nga emrat e komunistëve dhe oficerëve të Sigurimit.

Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës në lidhje me shmangien e përdorimit në emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

Rekomandimi gjithashtu nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.

Në rekomandim përmendet praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila ka elaboruar dhe interpretuar përdorimin e simboleve të ndryshme të së kaluarës në kuadër të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes.

Cilësia e një shoqërie demokratike, theksohet në rekomandim, cenohet haptazi nga përkujtimi dhe nderimi i një regjimi që ka shkelur në mënyrë të dhunshme të drejtat e njeriut, theksohet në letrën e Avokatit të Popullit për bashkinë e Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY