Ish kryeministri, Sali Berisha tha sonte në një intervistë në A2 se Alqi Bllako u arratis nga Shqipëria ditën kur duhej të arrestohej.
Sipas Berishës ai kishte ikur në Greqi por e kthyen me helikopter pas sinjakeve pët proresta të fuqishme nëse nuk arrestohej.
”Atë natë që doli lajmi për arratisjen e Alqi Bllakos, më kanë ardhur me dhjetëra mesazhe që të dalim dhe të mbushim sheshet. Më thonin se e kthyen me helikopter. Thuhet se sa kishte kaluar qafën e Botës me një Ergys. Një gjë është e sigurtë, që policia e shtetit mashtroi opinionin publik shqiptar duke deklaruar të nesërmen se mbrëmë ka qenë në drejtorinë e policisë, ndërkohë që ky ishte paraqitur në drejtori në orën 02:10 minuta.
Mendoni se policia gënjeu në emër të Lefter Kokës? JO! Gënjen me porosi të Bledi Çuçit apo të Edi Ramës. Kemi të bëjmë me një problem që ngjitet deri në krye të qeverisë”, tha Berisha.
Dy ditë më parë një gazetar investigativ, Artan Hoxha tha se Bllako ishte në Durrës gjatë kohës që duhej të ishte arrestuar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/