‘Kinder’ tërhiqet nga raftet në disa vende të Evropës, dyshimet se shkaktoi...

‘Kinder’ tërhiqet nga raftet në disa vende të Evropës, dyshimet se shkaktoi salmonelë

52
0
Shares

Një ndër prokutet më të përzgjedhura nga fëmijët dyshohet se është i ndotur dhe shkakton salmonelë.

Agjencia evropiane e shëndetësisë tha të mërkurën se po hetonte dhjetëra raste të raportuara dhe të dyshuara për salmonelë, të lidhura me ngrënien e çokollatës në të paktën nëntë shtete, njofton Reuters.

Ferrero i tërhoqi vezët e çokollatës Kinder Surprise nga raftet në Britani dhe Irlandë të hënën në atë që tha se ishte një masë paraprake. Kompania italiane e ëmbëlsirave tha të mërkurën se asnjë produkt Kinder i lëshuar në treg nuk kishte dalë me salmonelë.

Agjencia e Bashkimit Evropian nuk e përmendi Ferrero-n apo ndonjë kompani tjetër në një deklaratë, por paralajmëroi të mërkurën se rastet e raportuara ishin kryesisht te fëmijët nën 10 vjeç.

“Përhapja karakterizohet nga një përqindje jashtëzakonisht e lartë e fëmijëve që shtrohen në spital, disa me simptoma të rënda klinike si diarreja me gjak”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Britania ka numrin më të madh të incidenteve me 63 raste të konfirmuara që nga 5 prilli, tha ECDC, duke shtuar se vende të tjera me raste të mundshme ose të konfirmuara janë Franca, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia dhe Norvegjia, raporton Reuters. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY