Vijon të shoqërohet me enigma vrasja e 38 vjeçarit Bekim Kastrati në makinën e tij.
Mediat mbështetur edhe bga burime jozyrtare, thanë se Kastrati kishte probleme me depresionin. Por pse të shkonte deri në Lushnjë për të kryer këtë akt nëse vuante prej depresionit.
Miq të tij kanë mohuar që ai të vuante nga një depresion e kësaj shkalle të paktën.
Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu. Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në Portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë.
Policia tha mbrëmë se dyshohej se viktima kishte vrarë veten me një plumb në kokë, ndërkohë që po ekzaminohet arma dhe po hetohen lëvizjet e tij para aktit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/