Vihen në pranga 10 shtetas, 4 prej tyre të shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. Q., 30 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Marinel Sulkaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasve:
– Gj. Ll., 34 vjeç dhe L. Z., 39 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim:
– F. P., 43 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”;
– E. L., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. K., 51 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar autmjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;
– N. Ç., 52 vjeç dhe Xh. N., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—–
Më datë 04.04.2022, shtetasja B. K., 49 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, motra e saj, shtetasja R. K., 35 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 04.04.2022, shtetasja Sh. H., 74 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi I. H., 50 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/