Berisha rrëfen kompromisin që i ofroi Yuri Kim pas zgjedhjeve të 6...

Berisha rrëfen kompromisin që i ofroi Yuri Kim pas zgjedhjeve të 6 marsit

71
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e kësaj partie takimin që zhvilloi sot ambasadorja Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn ndërsa iu drejtua këtij të fundit si kryetar të Komanduar të PD-së.

Berisha tregoi sonte për CNN për herë të parë Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së duke i garantuar edhe largimin e Bashës.

“Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një “refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla. I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo që i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe jo duhet të zgjidhet kryetar i PD që unë edhe të mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mia. Nuk prita kundërpërgjigje nga Kim se gjeja në qëndrimet e Bashës”, tha Berisha për A2.

Në vijim Berisha se shqiptarët nuk duhet të kën dyshim mbi mbështetjen amerikane për shkak të ndërhyrjeve të Kim.

“I konsideroj të papranueshme ndërhyrjet e saj në punët e brendshme të PD dhe besoj që asnjë shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij nuk pranon një gjë të tillë për asnjë parti politike, por kam një thirrje për shqiptarët e demokratët.

Këto qëndrime dëmtojnë imazhin e vendit të lirisë para shqiptarëve ndaj është u bëj thirrje shqiptarëve të mos kenë ndikim në mendimin e tyre për partnerin tonë strategjik SHBA.

Nga ana tjetër ky është thjesht dështim i radhës, por dëshmi e një presioni të paskrupullt mbi sistemin e drejtësisë, që unë e kam denoncuar edhe më parë të ndërhyrjes së guvernatores me kolegjin e vetingut për persona të caktuar”, tha ai.

Berisha u pyet edhe se si mund të vihet në jetë ky projekt ndërkohë që SHBA e ka shpallur “non grata”.

“Nëse në vitin 1998 unë kisha kundër të gjithë botën, të përfaqësuar nga OSBE, BE, të cilët dërguan një trojkë me mesazhin që unë duhet të largohesha, sepse isha pengesë e madhe për qeverisjen socialiste, atyre u kam dhënë përgjigjen që meritonin. Përpjekjet e mia për rikthimin e atëhershëm, shënojnë një nga sukseset më të pamohueshme në historinë e vendit” – tha ish-kryeministri duke bërë edhe një apel të fundit për ambasadoren Kim.

“Yuri Kim, ka bërë gjithçka që të presë marrëdhëniet me demokratët, që kur u ka servirur atyre barin. Prandaj, do ta këshilloj guvernatoren Kim, që në rast se dëshiron të ketë komunikim të sinqertë me ta, t’u kërkojë të falur demokratëve për shprehjen e diktatorit mizor Enver Hoxha, që përdori në gusht. Ajo ishte një frazë e mirëmenduar. Ose ajo e ka studiuar Enver Hoxhën, ose në rininë e saj ka pasur lidhje me grupe marksiste-leniniste që qarkullonin veprat e autorit. Ajo ishte një përzgjedhje fraze për të ofenduar shqiptarët, të cilët, për shkak të varfërisë ekstreme që shkaktoi diktatura e Enver Hoxhës, kanë ngrënë edhe bar në vend të ushqimit”, tha Berisha.

Berisha në fund u pyet edhe për atë që e quajti “projekti Berisha 3”.

“Unë i qëndroj këtij projekti, gjithnjë mbi bazën e vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe anëtarëve të PD-së. Por, ka dhe një arsye madhore: Sali Berisha është personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën”, – deklaroi ish-kryeministri. m.k. a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY