Kapet dhe vihet në pranga nga policia e Elbasanit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/