Rruga e Arbrit ka pësuar shembje masive në afërsi të tynelit të Murrizit duke shënuar një pengesë tjetër që rruga të bëhet e pakalueshme.
Disa qindra makina janë detyruar të kthehen në rrugën e vjetër. Vetëm pak ditë më parë kompania ndërtuese ka marrë një fond shtesë prej 20 milionë euro, ndërsa më herët ka përfituar fond shtesë prej 50 milionë euro, duke u bërë rruga më e shtrenjtë në Evropë.
Kompania ndërtuese është Gjoka Construction, që po shënon një dështim të madh.
“Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.
Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër”, njoftoi policia e Dibrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/