Parandalohet ngjarja e rëndë në familje, policia ndërhyn në Tresh të Lezhës

Parandalohet ngjarja e rëndë në familje, policia ndërhyn në Tresh të Lezhës

70
0
Shares

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje në Tresh të Lezhës.

Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, Besnik Marku.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Marku 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Ndërsa shtetases L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY