Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, tri kërkesat e saj për kolegjin e...

Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, tri kërkesat e saj për kolegjin e Apelimit, vendimi pas pak 10 ditësh

196
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën gjyqësore publike të çështjes që lidhet me rishikimin e vendimit të KPK plr prokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Komisioneri Publik iu përgjigj pyetjeve që subjekti i rivlerësimit dhe avokati i depozituan para përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore që lidheshin me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe kriterin e vlerësimit të pasurisë.

Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj përmbylli prapësimet e saj për të trija kriteret e vlerësimit referuar shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit:
– Riçeljen e hetimit duke marrë në cilësinë e provës aktet në fashikullin e depozituar në Kolegj, si dhe aktet e reja të referuara prej saj në mbështetje të pretendimeve të ngritura.
– T’i drejtohet institucioneve përkatëse për marrjen e informacioneve shtesë të nevojshme, si dhe thirrjen e dëshmitarëve, në kuadër të një hetimi të plotë dhe të thelluar.
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve, trupi gjykues u tërhoq për t’u konsultuar lidhur me kërkesat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, për të cilat do të shprehet në seancën e radhës, që do të zhvillohet më 12 prill, ora 13:00. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY