Komiteti i eskpertëve ruan shumicën e masave anticovid, cilat masa u lehtësuan

Komiteti i eskpertëve ruan shumicën e masave anticovid, cilat masa u lehtësuan

62
0
Shares

Zevendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi sot masat që do të mbahen për shkak të pandemisë ndërkohë ka pak lehtësim në lidhje me aktivitetet.

Komiteti ka vendosur heqjen e kufizimit të 50 personave në aktivitete të ndryshme.

“Duke u bazuar në analizën e situatës, komiteti i ekspertëve ka vendosur heqjen e numrit të kufizimeve deri në 50 persona, mbetet në fuqi masa që të gjithë shqiptarët që futen në vend duhet që të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test brenda 72 orësh dhe provë të kalimit të Covid deri në 6 muaj. Ndërsa shqiptarët rezident duhet që të izolohen në rast të prekjes nga Covid deri në 5 ditë. Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore të mos futen familjarët e pacientëve, punonjësit e administratës e kanë të detyrueshme dokumentin e kalimi të Covid dhe certifikatën e vaksinimit”, ka thënë Rakacolli. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY