165 mijë euro nga zyra e BE në Tiranë për një dokumentar,...

165 mijë euro nga zyra e BE në Tiranë për një dokumentar, shpërthejnë nga zemërimi gazetarët në Tiranë: Si po favorizon zyra e BE mediat afër qeverisë

99
0
Shares

Akuzat brenda Top Channel mes drejtuesve të këtij televizioni dhe stafit te emisionit “Top Story”, të kryesuar nga Endrit Habilaj lidhet me nkë financim prej 165 mijë euro që ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë i ka dhënë emisionit “Top Story”.

Nuk kemi asgjë se pse ua ka dhënë këtë shumë, pasi kolegët e Top Channel janë profesionistë.

Ky fakt ka ngritur furtunë në media në lidhje me suportin që zyra e BE në Tiranë jep për media që mbështesin qeverinë.

“Pse ambasada e BE në Tiranë nuk bën publike dhe të hapura donacionet e taksapaguesve europianë, por bën sikur mbështet median e lirë në Shqipëri e nga ana tjetër jep me “mik” donacione?”, shkruan në një artikull kryeredaktori i Koha Jonë, Nikoll Lesi.

”Duke vazhduar me manovrat dhe miqësitë e ambasadës së BE në Tiranë ajo mund të reagojë duke thënë se kjo bëhet me iks aplikim etj etj, por këto nuk i ha njeri, pasi e dijmë të gjithë si vepron ambasada në fjalë apo ambasada të tjera në Tiranë.

Ambasada e BE në Tiranë duhet të na sqarojë publikisht kush dhe sa miliona euro janë dhënë në këto 10 vitet e fundit nga Brukseli në forma “projektesh” për median shqiptare apo të tjerë që vijnë dhe na japin leksione si bëhet media e pavarur!”, thekson Lesi.

Ndërsa një tjetër gazetar i njohur thotë se këto para u përdorën për vendosje gjobash publike sikurse ka akuza mes palëve.

“Tani keto organet e drejtesise qe monitorojne fondet e BE-se duhet te sekuestrojne menjehere dokumentat e zyres se BE-se ne Tirane. Tani kemi akuza dhe kunder akuza publike se financimet e BE-se ne Shqiperi jane keqperdorur nga pale te treta per gjobevenie mediatike ne shkalle te gjere, por edhe per fushaten publicitare te inceneratoreve ne Tirane.

Madje jo fushate publicitare, por me keq akoma. Shtremberimin e te vertetes per te amballazhuar dhe parfumosur m*tin e madh korruptiv te inceneratoreve duke ja u shitur qytetareve shqiptare si nje e mire e madhe publike.

Me nje fjale, ketu ka dy gjera. E para shperdorim i taksave te qytetareve te BE-se dhe e dyta parate e taksapaguesve te BE jane perdorur per te mbrojtur korrupsionin”, thekson Klodian Tonori, gazetar investigativ dhe analist në çështjet e ekonomisë.

Ndërkohë një drejtuese e media online, Anila Basha e vë theksin tek keqpërdorimi i fondeve të zyrës së BE që buron prej njëanshmërisë së kësaj zyre në garën për fonde.

“Domethenë, Bashkimi Evropian i ka dhënë 165 mijë euro një emisioni televiziv në TCH, te cilin vetë stafi drejtues i TCh e akuzon se ka vënë gjoba. Dmth gjobat u vunë me burimet financiare te Bashkimit Evropian!

Ja mirëmengjesi për optimistët dhe për të gjithë ata si puna ime që kërkojmë ditë pas dite lekë për të dhenë rrogat, ndershmërisht”, deklaron Basha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY