Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR LESKAJ/ A janë ata kundërshtarët!

31/03/2022
BUJAR LESKAJ/ A janë ata kundërshtarët!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Bujar Leskaj (Marrë nga faqja në Facebook)

Gjatë gjithë kësaj kohe, kryefjala jonë ka qenë “BASHKIMI”, sepse asnjëherë nuk kemi pasur dyshimin se kundërshtarët nuk janë ata që mendojnë ndryshe brenda Grupit Parlamentar dhe familjes së madhe të Partisë Demokratike!

Demokratët meritojnë votën e lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë, bashkimin e sinqertë, jo hipokrit e hileqar dhe as “poshtërimin” e kolegëve apo pjesës “tjetër” të demokratëve! Jo bashkim me përjashtime, por bashkim, që nuk përjashton ASNJË demokrat nga proceset e riorganizimit dhe fton të gjithë kontributorët që nga 1990 e deri më sot.

Sepse, në fund të fundit, duhet bashkim nëpërmjet diversitetit, legalizimit dhe respektimit të fraksioneve; debatit të lirë e lirisë së shprehjes së mendimit ndryshe!

E kemi detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj atyre që na votuan!

Dhe, pavarësisht divergjencave, kundërshtari ynë i vetëm është një dhe vetëm një: abuzuesi i financave dhe pasurisë publike, grabitësi dhe blerësi me para, shantazhe e patronazhistë, me punësime sezonale e premtime legalizimesh i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Edi Rama dhe sekti i tij.

Natyrisht, këtë sekt në qeveri, e rrëzon vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar, e hapur dhe e fortë; e cila duke respektuar votën e lirë, diversitetin e ideve, lirinë e shprehjes, fraksionet dhe respektimin e tyre; do të jetë fituese, do të përthithë të gjitha forcat progresiste të shoqërisë shqiptare, do të jetë shpresë për të ardhmen dhe aspiratë për ndryshim.

Harxhuam shumë kohë e energji në luftën tonë të brendshme. Duhet që edhe ne të kërkojmë ndjesat tona. Me qytetari, ndershmëri dhe sinqeritet. Të dimë të mbajmë edhe përgjegjësi! Realisht! Për të mirën e Partisë Demokratike, demokratëve, Shqipërisë e shqiptarëve.

Sot ka ardhur koha që debatet tona të brendshme t’i zhvillojmë me tolerancë e maturi, përgjegjshmëri dhe haptazi në institucionet e partisë dhe jo në studio televizive.

Përçarja e Partisë Demokratike është shërbimi më i mirë për Ramën dhe sektin e tij grabitës! Dhe jo rastësisht megafonët e tij artikukojnë tezat e ndarjes!

Kompaktësimi i grupit parlamentar të PD de facto dhe de jure tashmë ka ndodhur dhe është drejt formalizimit përfundimtar; asnjë deputet të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nuk duhet të humbasim, përkundrazi duhet të kemi vullnetin e dëshirën për bashkim, për një opozitë reale e të fortë, në të mirë të shqiptarëve!

Vetëm kështu PD mund të ngrihet në misionin e saj të madh si opozitë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin dhe largimin e tyre nga Shqipëria!

Partia Demokratike nuk e ka luksin të largojë asnjë demokrat!

Sepse:
– Në ndjekje të Demokracisë, Lirisë, Drejtësisë dhe të Ardhmes euroatlantike e progresiste të Shqipërisë, PARTIA DEMOKRATIKE ekziston, merr frymë, vepron, ëndërron, mendon, ecën, rrëzohet, ngrihet përsëri, vrapon, guxon dhe fiton!
Për të mirën e Demokracisë! Për të mirën e Shqipërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.