Qeveria heq dorë nga kompensimi i çmimit të energjisë për familjarët, Rama...

Qeveria heq dorë nga kompensimi i çmimit të energjisë për familjarët, Rama njofton vendimin e pritshëm pas ‘studimit’

84
0
Shares

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në çmimin e energjisë edhe për familjarët duke futur një koncept subjektiv atë të familjeve të pasura.

Edi Rama: Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Në ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën, e cila sipas javëve dhe muajve, janë nga dyfish e mund të shkojë deri në tre apo katërfish.

Nuk është që të lehtësojmë ata që kanë më shumë në këtë moment. Ata që kanë më shumë në këtë moment, duhet të mbajnë më shumë barë. Por të lehtësohen ata që kanë më pak.

Rama nuk shpjegoi kriteret se kush është i pasur në Shqipëri,  në një kohë kur persona publik, në këtë vend që marrin paga disa milionëshe, deklarojnë si pagë në tatime vetëm 20 mijë lekë.

Në vijim Rama tha se nuk ka ulje të taksave për sa kohë qo të jetë ai në qeverisje.

Sa të jetë këtu kjo qeveri, ato taksa nuk lëvizin, as me fakte të fabrikuara politike, as me protesta, as me asgjë tjetër. Ajo që ka rëndësi për ne është mos lëvizja e energjisë , deri ku do mundemi ta mbajmë, ama kur s’do e mbajmë do vijmë këtu ta themi”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY