U kap duke prerë lëndë drusore dhe më pas i vuri zjarrin një sipërfaqe me bimësi, vihet në pranga 54-vjeçari.
Në vijim dhe zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në shtratin e lumit Drini i Zi , kanë konstatuar shtetasin M. H, duke prerë dhe ngarkuar në automjetin e tij lëndë drusore. Ky shtetas pranë vendit ku po priste lëndën drusore i ka vënë zjarrin një sipërfaqe me bimësi dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në Maqellarë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/