Gazment Bardhi inkurajon tension para mbledhjes së grupit të PD

Gazment Bardhi inkurajon tension para mbledhjes së grupit të PD

73
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi, ish sekretar i Përgjithshëm i PD dhe një nga inspiruesit kryesorë të luftës ndaj Berishës ka kërkuar sot sërish që ish kryeministri të marrë pjesë në mbleshjet e grupit parlamentar të PD.

“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”, ka deklaruar Bardhi.

Vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar nuk është marrë nga grupi por nga kryetari i PD. Ndërkohë të gjitha vendimet e marra nga kryetari i PD dhe kryesia apo këshilli kombëtar konsiderohen të paqena nga kuvendi i 11 dhjetorit. Për rrjedhojë edhe vetë kuvendi i trukuar i 18 dhjetorit është i paligjshëm pas vendimit të gjykatës së Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY