Urdhër arresti për deputetin e PS, Alqi Bllako

Urdhër arresti për deputetin e PS, Alqi Bllako

119
0
Shares

SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për deputetin e PS, Alqi Bllakon.

Bllako akuzohet për përfshirjen në skandalin e inceneratorëve ndërkohë që ka qënë sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit.

”Nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.“, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK i ka kërkuar autorizim kuvendit për arrestimin.

Rreth dy javë më parë u fol për një aksion të dështuar për arrestimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY