Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Kultura e dialogut si përpjekje permanente

29/03/2022
genc pollo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

“Ne mund të dialogojmë por jo të negociojmë” përsëristevazhdimisht ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në pranverë2017 duke e bërë të qartë se fliste në emër të qeverisë e të kryeministrit. Opozita kishte braktisur parlamentin për të protestuar kundër mpleksjes së qeverisë me krimin e organizuar dhe instrumentalizimin e këtij të fundit nga partia në pushtet për të ndikuar votuesit në favor të saj. Ajo  qëkuptohej nga deklarata e ministrit ishte se mund të uleshin në tryezë me opozotën për të bërë muhabet. Por jo për të vepruarnë përgjigje të shqetësimeve e të pretendimeve të opozitës.

 

Po të googllosh fjalën dialogue mund të gjesh një duzinëpërkufizimesh të dialogut. Por fjalia e ministrit shkëlqen si njëshembull i asaj çfarë nuk është dialogu.

 

Dialogu i mirëfilltë të çon përmes kompromisit, ku palët bëjnëlëshime, në marrëveshje;  atëhere mos-dialogu është shprehjee vullnetit për të mos bërë lëshime, për të mos rënë në kompromis e për të mos arritur marrëveshje. Natyrishtgjithkush me të drejtë mund të thotë se lëshimet lipset të jenëtë arsyeshme dhe kompromisi duhet të mbetet parimor. Patjetër por kjo nuk është dhe aq çështja. Problemi që hasimmë shpesh është mungesa e vullnetit për të konsideruarinteresat e pikëpamjet e tjetrit. Kur ky tjetër sidomos është njëkundërshtar apo rival. Edhe kur këto interesa janë legjitimeapo edhe kur pikëpamjet janë të bazuara e të arsyeshme.

 

Mungesa e dialogut të mirëfilltë si dhe e sensit të kompromisitnë shoqëritë post komuniste ka qenë objekt debati intensiv qënë fillim të viteve 90. Studjues e intelektuale e shpjegonin me pikëpamjen e rrënjosur në komunizëm se kompromisi ështëdiçka negative; diçka dekadente e lidhur me rendin borgjez. Në esencën e vet totalitare komunizmi nuk mund të kishtehapësirë për ide të tjera e të ndryshme e aq më pak përinteresa të tilla. Rendi i ri shoqëror bazohej në mohiminabsolut të rendit të shkuar (borgjezo-demokratik apo borgjezo-autoritar) si dhe në pohimin e idesë unike të socializmitshkencor të realizuar përmes diktaturës së proletariatit dhe pushtetit ekskluziv të partisë komuniste si garant i këtijrealizimi. Në kushtetutën e aprovuar nga Shqipëria komunistenë v. 70 madje thuhej shprehimisht se pushteti politik i përkiste në mënyrë të pandashme kësaj partie.

 

Hijet e një mentaliteti të kultivuar prej dekadash  me këtëideologji totalitare ishte e pamundur të mos ndiheshin në fillimet e demokracisë. Ndryshimi i regjimit fillimisht solli njëparadigë të re politike ku forcat demokratike të themeluararishtas dhe të ardhura në pushtet përmes lëvizjes popullore dhe shpesh përmes votimeve plebishitare me të drejtë e shihnin vetveten si të legjitmuara demokratikisht. Ndërsapartia komuniste ishte e diskredituar nga dekadat e regjimitopresiv dhe mjerimi ekonomik. Ky ishte rasti i Shqipërisë dhe i disa shteteve të tjera. Por pati edhe shtete ku partia komuniste e ruajti pushtetin duke adoptuar pluralizmin në sistemin politik dhe duke përqafuar socializmin demokratik.

Në të tëra rastet mungesa e dialogut politik të mirëfilltë ishte e pranishme në jetën e vendit po ashtu si pagadishmëria përkompromise politike të arsyeshme. Si pasojë kemi rritjen e tensionit politik. Ai shprehej me bojkotime të institucionevepërfshi parlamentin e me tubime protesta në rrugë qëndonjëherë agravoheshin me dhunë. Në raste ekstreme kapatur edhe bojkotim të zgjedhjeve nga partitë e opozitës.

 

Tentativat për të zgjidhur ngërçe të tilla janë orientuar në disaraste nga gjykatat, përfshi edhe gjykatën kushtetuese. Porgjyqësori shpesh ka qenë i ndikuar politikisht, sidomos nga partia në pushtet. Në këto kushte ai nuk ka mundur gjithmonëtë japë zgjidhje paqëtuese në sensin që ishin a priori të pranushme nga palët. Tjetër adresë për të zgjidhur ngërçetishin ndërkombëtarët. Në Shqipëri e në Ballkan roli i tyre mbidimensional është një lloj sëmundje foshnjore e demokracisë por që shfaqet periodikisht edhe sot e kësaj dite. Ndonëse sidomos në dekadat e para autoriteti i ndërkombëtarëve ishte i lartë në vijim ka jo pak  raste kurreputacioni i tyre edhe është dëmtuar për shkak të qëndrimevetë perceptuara si të njëanshme.

 

Duhet të pranojmë se për këto probleme nuk ka një zgjidhjedeus ex machina. Ashtu si demokracia e të drejtat e njeriutjanë një proces që zhvillohet përditë e madje edhe mbrohetpërditë po kështu lipset të ndodhë me kulturën e dialogut. Shkolla është një institucion i rëndësishëm për ngjizjen e lulëzimin e saj. Por edhe familja  e shoqëria në tërësi duhet të luajnë një rol. Me durim e qëndrueshmëri; si në vrapimin në distancë gjatë.

Genc Pollo

Botuar fillimisht në websitin ballkanik Fqinjësia/Okruzenje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.