Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/