Dyshime të forta, Abramoviç u helmua në Kiev gjatë negociatave

Dyshime të forta, Abramoviç u helmua në Kiev gjatë negociatave

54
0
Shares

Dyshohet se oligarku rus, Roman Abramovich por edhe disa negociatorë për paqen të Ukrainës janë helmuar në fillim të marsit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Miliarderi rus besohet se u helmua pas një takimi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ndërsa ai vepronte si një ‘paqebërës‘ në luftën ruse në Ukrainë, raporton Wall Street Journal.

Pas takimit në Kiev ku dyshohet se ishte edhe presidenti Volodimir Zelenski, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas patën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rënie të lëkurës në fytyrat dhe duart e tyre, thanë burimet për gazetën. Ndërsa Zelenski nuk ka pasur shenja të tilla.

Analistët konfirmuan se tre anëtarë të delegacionit, përfshirë Abramovich, që ndoqën bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë më 3 mars, përjetuan “simptoma që përputhen me helmimin me armë kimike”. 

Abramovich, një tjetër sipërmarrës rus dhe deputeti ukrainas Rustem Umerov motën pjesë në negociata, me bisedimet që zgjatën deri rreth orës 22:00, njofton Daily Mail.

Për sulmin kimik u akuzuan forcat e linjës së ashpër në Moskë, të cilët donin të sabotonin grupet për t’i dhënë fund luftës, shkruan Wall Street Journal.

Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush e kishte shënjestruar grupin.

Pas ngrirjes së aseteve nga qeveria britanike, manjati ka vendosur të largojë nga Europa jahtet e tij, xhevahiret e vërteta të inxhinierisë detare me vlerë disa miliarda dollarë. Anija më e njohur e Abramovich është Eclipse, e cila është parë në portin e Marmaris. Nga ana tjetër, jahti tjetër i oligarkut, My Solaris, ndodhet në Bodrum, një qytet tjetër turk jo shumë larg nga ai i mëparshmi. Zgjedhja e Turqisë si një strehë e sigurt shpjegohet me mospërputhjen e vendit të Erdoganit në vijën e sanksioneve evropiane të promovuara kundër Putinit.

Oligarku rus është një nga personat e goditur nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj njerëzve të fuqishëm rusë, me qëllim shtimin e presionit ndaj presidentit Putin për t’u tërhequr nga lufta në Ukrainë. Një muaj më parë, pak pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë, u raportua se vajza e Abramovich kishte bërë një postim në Instagram ku theksohej se nuk e do Rusia luftën në Ukrainë, por vetë Vladimir Putin.wsj.  m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY