Tension në Radhimë, IKMT prish hotelin ku investoi italianja

Tension në Radhimë, IKMT prish hotelin ku investoi italianja

59
0
Shares

Foto ilistruese

IKMT ka vijuar këtë të hënë prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë ndërkohë kjo ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit pasi këta të fundit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT.

Hoteli është dhënë me qira prej dhjetorit ndaj një shtetasje italiane ndërsa pronarët ngrenë pretendimin se janë lajmëruar vetëm pak ditë më parë dhe pikërisht të premten.

10 objekte të parashikuara për prishje hotele, bare dhe restorante.

“Nuk na thanë asgjë, erdhën konstatuan dokumentat, nuk i njohin thonë. Nuk na kanë ardhur në IKMT dokumentat tuaja, ndërkohë ndërtimi është bërë 98’, kurse në 99’ ne kemi hyrë në shtëpi. Jemi në proces gjyqësor me IKMT pasi nuk pranojnë dokumentat. Të premten kanë lajmëruar se të hënë do vijmë ta prishim. Na kanë thënë se “nuk të japim letra ty, kush je ti që të të jap llogari apo vendim” na thanë ata të IKMT për prishjen e objektit”, tha Arleta Havari pronarja e hotelit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY