Berisha pyetet për SHBA kundër, ja përgjigja e ish kryeministriz

Berisha pyetet për SHBA kundër, ja përgjigja e ish kryeministriz

72
0
Shares

Një prej pjesëmarrësve në foltoren e Tepelenës, ka pyetiar ish-kryeministrin Sali Berisha, se sa garanci ka që ta sjellë PD-në në pushtet, në një kohë që një prej aleatëve më të mëdhenj të shqiptarëve e ka shpallur non grata.

Berisha tha se ai e ka provuar që mund ta sjellë PD-në në pushtet, edhe duke pasur të gjithë botën kundër, duke iu referuar trazirave të vitit ’97-98.

Pyetje: Ekziston një ngërç edhe personal i juaji, në raport me SHBA që janë partneri kryesor, qëllimi ynë është të mundim Edi Ramën, nuk është të fitojë brenda partisë Berisha. Unë jam i zhgënjyer edhe për diçka tjetër, më vjen keq për një gjë doktor, në 91 ne erdhëm me sloganin e duam Shqipërinë si e gjithë Europa, dhe sot pas 30 vitesh ne jemi me të njëjtin slogan. A ndjeni ju përgjegjësi për këtë, a na siguroni ju që pa mbështetjen e SHBA ne e mposhtim Edi Ramën?

Berisha: Ditën që unë vendosa ti drejtohesha anëtarësisë, unë kisha 8 vite që nuk kisha pasur asnjë takim, për të mos i bërë hije kryetarit të partisë, nuk e dija se cili do të ishte impakti. E kam marrë atë vendim për dy arsye, e para, do ju drejtohem atyre shqiptarëve që kanë besim se dinjiteti nuk mund të nëpërkëmbet.

Unë ju drejtohem atyre shqiptarëve që bësojnë se sovraniteti i një vendi është i shenjtë. Jua them unë me sinqeritet, që nëse ka diçka qe noton mbi gjakun e shqiptarëve, mbi qindra mijëra jetë të rëna në kohëra. Lumenj djerse, është pikërisht sovraniteti. Dhe në këtë sovranitet nuk ka kontribuar më shumë se Uillson për Shqipërinë, dhe se Klinton dhe Bush për Kosovën. Me bindjen e plotë që ata nuk kanë dashur të ndikojnë se kush do të jetë apo jp në Kuvend, unë për non grata zgjodha transparencën.

Sa të jetë në pushtet zoti Blinken, unë do të kërkoj vetëm faljen, nuk kërkon zhbërjen e vendimit, e mënyra e vetme e shpagimit të shqiptarëve, ka qenë pushka, e për mua është pena. Për këto arsye nisa betejën.

Ka dy Amerika, ka një Amerikë që më ka shpallur non grata, kam pasur rastin të njoh nga i pari i tyre, e deri te nënpunësi i thjesht, nuk i kam kërkuar kujt që ta heq këtë vendim, që është i ndikuar nga Xhorxh Soros, ka dhe një Amerijë tjetër, Amerika e Republikanëve, në krah të të cilës është e rreshtuar dhe PD. Është ajo Amerikë që është përgjigjur me njeriun më të informuar të saj, se vendimi ndaj Sali Berishës është kryekëput politik, dhe më tutje, për Sali Berishën nuk ka pasur asgjë.

I bindur të jesh ti se ky njeri, Grenell nuk do të bënte një derklaratë të tillë, që në ndryshim nga politikanët e Ballkanit, për Sali Berishën nuk ka pasur asnjë dosje.

Sali Berisha u godit që PD të bëhej shtojcë e regjimit, ju më pyetët nëse fiton PD me Sali Berishën në krye, unë ju them po. Në ’98 kemi pasur gjithë botën kundër dhe kemi fituar, pse fitova? Sepse besova te e drejta, nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë, për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Unë besoj se do të fitojmë, kushdo që vjen të garojë me mua është i mirëpritur, po nuk fitova nuk fitova, do respektoj vendimin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY