Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia dënon aktin kriminal ndaj Bushatit. Ja si...

Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia dënon aktin kriminal ndaj Bushatit. Ja si është shkatërruar marketi poshtë shtëpisë

58
0
Shares

Dy shpërthime të fuqishme tronditën pas mesnate qytetin e Shkodrës ndërsa njëri prej eksplozivëve goditi biznesin dhe shtëpinë e ish kandidatit për kryetar bashkie Xhemal Bushatin.

Për këtë akt të rëndë ka reaguar sot edhe kryetari i bashkisë në Shkodër, Bardh Spahia.

”Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune.
Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.

Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë! Shkodra nuk i përkulet krimit!”, shkruan Bardh Spahia në rrjetet sociale.

Më poshtë janë pamje pas shpërthimeve në Shkodër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY