EMRI/ Humbi jetën nga flakët në komisariatin e Kamzës, kush është i...

EMRI/ Humbi jetën nga flakët në komisariatin e Kamzës, kush është i paraburgosuri

101
0
Shares

I paraburgosuri që humbi jetën këtë mbrëmje nga zjarri në komisariatin e Kamzës është Arben Mici. Ai oshte 26 vjeç dhe humbi jetën pak çaste pas mbërritjes në spital.

Në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë e plagëve u dërguan në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi Arben Mici, ka ndërruar jetë në spital, njoftoi policia e Tiranës.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY