Eksploziv dy marketeve në Shkodër, njëri pronë e ish kandidatit Bushati

Eksploziv dy marketeve në Shkodër, njëri pronë e ish kandidatit Bushati

53
0
Shares

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xhemal Bushati në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shpërthimet ndodhën në afërsi të prefekturës, në zonën e Pedonales, në objektin e Xhemal Bushatit ish kandidat për kryetar bashkie, që shërbente si qendër tregtare dhe po në të njëjtën kohë është dëgjuar një tjetër shpërthim në një supermaket në një tjetër lagje në pronësi të familjes Lici.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, njofton policia e Shkodrës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY