Avokati i njohur: Vendimi i gjykatës për 11 dhjetorin është i paankimueshëm

Avokati i njohur: Vendimi i gjykatës për 11 dhjetorin është i paankimueshëm

104
0
Shares

Avokati Genc Gjokutaj thotë se vendimi i sotëm i gjykatës për kuvendin e 11 dhjetorit është i pankimueshëm ndryshe nga sa deklaroi kryetari i PF, Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se vendimi është paankimueshëm, pasi “depozitimi i statutit të 11 dhjetorit nuk është gjykim me palë kundërshtare, nuk ka pretendime, është thjesht një akt njohjeje, nuk është akt gjykimi”.

Pra, z. Gjokutaj, nuk mund të ketë një ankimim? Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm?

Av. Gjokutaj: Absolutisht, është i paankimueshëm, nuk mund… Duhet të kuptoni një gjë. Ju këtë pyetje e ndërtoni mbi bazën e një absurdi, e një falsifikimi, e një zvarritjeje, e një talljeje, e një loje politike, gënjeshtare siç ka qenë deri më sot. Duhet të kuptoni, a mundet kush në një gjykim, në historinë e gjykimeve botërore, ka pranuar gjykata kërkesën e kërkuesit dhe kërkuesi ankimohet dhe ankimohet që çështja të prishet dhe të rikthehet për gjykim?! Se nuk ka çfarë kërkon tjetër. Dhe po të shikoni, ankimin unë e kam në dorë, thotë as më pak e as më shumë , thotë “të prishet ky vendim, të kthehet për gjykim dhe të njihen ndryshimet për statusin e datës 17 korrik më duket, kur ishte  i 2021-it. Pra, ky thotë “të prishet ky vendim, të kthehet për rigjykim” dhe të pranohet kjo që është pranuar!!! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY