Kaso: Gjykata i ktheu demokratëve vulën dhe selinë, tani drejton Komisioni i...

Kaso: Gjykata i ktheu demokratëve vulën dhe selinë, tani drejton Komisioni i Rithemelimit

88
0
Shares

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso komentoi vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës duke theksuar se ky vendim i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e Lulzim Bashës dhe Kryesisë.

“Gjykata vendosi t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë, siglën dhe simbolet e marra peng. Sot gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit. Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është çertifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje e vonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 dhjetor, zyrtarisht sot ka vetëm një PD që është e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre që kanë bërë tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë të ish-përfaqësuesve të PD për bashkimin e çështjeve. Janë çështje të ndryshme që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Dhe nuk ka kërkesë për regjistrimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Janë pra çështje të ndryshme. Ankimi i paraqitur dje nga ish-përfaqësuesit e PD tashmë pa tagër, nuk ndikon në shqyrtimin e çështjes së Kuvendit të 11 dhjetorit. Duhet të qartësoheni se shqyrtimi i çështjes së sotme nuk pengohet nga shqyrtimi i asnjë çështjeje tjetër. 

Vendimi është dhënë ditën e sotme. Në momentin që merret, hidhet në sistem dhe do të marrim një kopje nga sekretaria që ka vendosur regjistrimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të logos dhe vulës dhe të gjitha vendimmarrjeve. Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Komisioni i Rithemelimit edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi.

Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit.

Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë ankime kot,” tha Kaso. a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY