Gjykata Kushtetuese jep vendimin për OFL, aksioni u padit nga një subjekt...

Gjykata Kushtetuese jep vendimin për OFL, aksioni u padit nga një subjekt i OFL

63
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit i nisur 2 vite më parë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë ligjshmëri edhe nga gjykata kushtetuese duke rrëzuar kërkesën e Edlir Hysenajt, subjekt i OFL-së, të cilit në atë kohë iu sekuestrua një automjet.

Hysenaj pretendon se automjeti i është sekuestruar në kuadër të OFL-së, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Për këtë fakt ai iu drejtua shkallës më të lartë te gjyqësorit, duke kërkuar shpalljen e OFL antkushtetuese.

Por gjykata tashmë e ka marrë vendimin si më poshtë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash, V E N D O S I:

Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. 

Shpallur më 23.03.2022

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY