INSTAT manipuloi shifrën e inflacionit, Berisha: Është 20 % dhe jo 7%

INSTAT manipuloi shifrën e inflacionit, Berisha: Është 20 % dhe jo 7%

44
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar sot në Parlament falsifikimin e shifrës së inflacionit nga INSTAT.

Berisha tha se statistikat që po publikoheshin nga INSTAT ishin të rreme dhe se ky institucion po manipulon shifrat ashtu siç ia jep qeveria.

Ish kryeministri Berisha: Po mjeroni qytetarët me gënjeshtrat tuaja. Një inflacion që është mbi 20% shpallet 7%. Si kompensim marrim inspektimin e çmimeve nga ministra të pashpirt. Nuk ka nevojë të shkosh në dyqan për të mësuar sa janë çmimet. Zotëri çështja e çmimeve ka kompensime. Po ju kujtoj një moment në vitin 1992 , kur bukës iu rrit çmimi me 10 herë, por ne kompensuam çmimin po aq herë sa ishte rritur. Kaq shumë keni futur duart dhe keni krijuar monopole saqë tani po ju përpijnë. Qytetarët e kanë shumë të artë se rritja e çmimeve është qeveritare.

Nuk shpëtoni dot duke u bërë si personazhet e gogolit. Hiqni vjedhjet, kini mëshirë për qytetarët shqiptarë, mos luani me statistikat. Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe shkatërrimin që i bëtë INSTAT. Kërkoj urgjentisht ndërprerjen e bashkëpunimit me INSTAT përndryshe do detyrohemi të drejtohemi në Parlamentin Europian dhe instancat e tjera që askush të mos besojë të dhënat që i publikoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY