Nis rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, Manastirliu: Pjesë e planit tonë në përgjigje...

Nis rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, Manastirliu: Pjesë e planit tonë në përgjigje të krizave shëndetësore

36
0
Shares

23 Mars, Tiranë- Ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve, ku bëri me dije se rikonstruksioni i Spitalit Infektiv do të organizojë dhe modernizojë shërbimin, sipas standarteve më të mira për trajtimin e pacientëve, duke e kthyer këtë spital në një qendër reference për trajtimin e sëmundjeve infektive.

“Investimi në Spitalin Infektiv është një investim i cili është planifikuar në kuadër të planit tonë të përgjigjies ndaj pandemisë Covid19 dhe impaktit të saj, por edhe për t’iu përgjigjur emergjencave të tjera, për t’a bërë Spitalin Infektiv një qendër të vërtetë reference për sëmundjet infektive. Janë 5.6 milionë euro që vendosen në dispozicion të këtij investimi nga qeveria shqiptare, me të gjithë pajisjet dhe sistemet e nevojshme që duhet të ketë një spital modern”, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar rolin e mjekëve në periudhën e pandemisë, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije objektivin e qeverisë për forcimin e kapaciteteve spitalore në përgjigje të krizave shëndetësore.
“Ju keni përballuar një punë voluminoze në këto dy vite. Falë jush, falë parapërgatitjeve në kohë, falë investimeve që janë bërë, i’a kemi dalë që çdo qytetar të marrë shërbim në kohë dhe të mos i mungojë kujdesi shëndetësor. Kemi vullnetin e plotë për të investuar për të sotmen dhe për t’iu përgjigjur edhe çdo situate që mund të lindë nesër apo në vitet në vazhdim, duke fuqizuar kapacitetet tona shëndetësore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e shërbimit për pacientët me Covid-19.
“Përsa i përket planit të përgjigjies në aspektet e gjithë shërbimit spitalor, tashmë të gjithë pacientët që janë në trajtim, janë transferuar në spitalin Covid 3. Një riorganizim është bërë me drejtorinë e QSUT për të pasur të gjitha materialet, mjetet e nevojshme, në mënyrë që të mos kemi asnjë problematikë për të bërë të gjithë atë trajtim që ndodhte në Spitalin Infektiv. Përsa i përket numrit të shtretërve në spitalin Covid3 është aktualisht i bollshëm për rastet që kemi aktualisht. Por nëse kemi apo do të kemi në vijim rritje të numrit të rasteve që kërkojnë dhe trajtim spitalor padyshim që skenarët tonë të planit të përgjigjies për këtë periudhë janë të gatshëm, qoftë përsa i përket strukturave spitalore në spitalet rajonale, qoftë përsa i përket strukturës spitalore të spitalit “Shefqet Ndroqi”, qoftë përsa i përket strukturës Covid 4”, tha Manastirliu.
Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Ky investim vjen në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin spitalor dhe veçanërisht në përgjigjie të fuqizimit të kapaciteteve për shërbimet spitalore për sëmundjet infektive dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19. Kapaciteti i plotë i këtij spitali do të jetë 118 shtretër. Projektimi i dhomave te pacienteve është me presion ajri negativ për të mos lejuar qarkullimin e sëmundjeve infektive nga dhoma në ambientet e përbashkëta. Projekti parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe shtim të kapaciteteve do të ketë dhe në repartin e urgjencës. Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Spitali i ri do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY