Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, nuk foli më për 3 grupe por për 2 ndërsa tha se ka nisma drejt bashkimit.
Alibeaj deklaroi se ka një hap pozitiv dhe ka tentativa të mira për të shkuar drejt bashkimit me Komisionin e Rithemelimit.
“Të heqim dorë nga gjuha e urrejtjes, ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim të ecim para për këtë që demorkatët do bëjnë nga sot në vazhdim. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatës, tentativa të mira për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Me përgjeshmërinë më të madhe. Gjithçka është e qartë.”-tha Alibeaj.
Pak më herët selia e PD publikoi një komunikatë përmes së cilës bëhej fjalë për ngritjen e një grupi të përbashkët me Rithemelimin me një numër të barabartë anëtarësh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/