Kryesia e PD, Alibeaj, Gjana dhe Bardhi e kthejnë në kakofoni, qëllimi...

Kryesia e PD, Alibeaj, Gjana dhe Bardhi e kthejnë në kakofoni, qëllimi mos të ketë vendimarrje por statuskuo

69
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka propozuar që të rikthehen të përjashtuarit në Partinë Demokratike, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai la mbledhjen para se të përfundonte.

I pyetur për përgjigjen që ka marrë, Alizoti tha se të pranishmit i ishin dukur pozitivë lidhur me kërkesën e tij.

“Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk sh,angim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë. Këto ishin ato që thashë unë, duhet të heqim dyert e blinduara dhe të futemi në një garë. Duhet të futemi në garë dhe të hapemi me njëri-tjetrin. U thashë të zhbëhen aktet, të rikthehen në parti të pezulluarit e të përjashtuarit. E pritën me buzëqeshje, tani të shohim. Nuk jam kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD,”- tha Alizoti.

Jemin Gjana i qëndros idesë së mbajtjes së dyerve të blinduara në selinë e Partisë Demokratike. I pranishëm në mbledhjen e kryesisë që po zhvillohet të mungesë të Lulzim Bashës që u dorëhoq, Gjana ka refuzuar propozimin e Helidon Bushatit, i cili kërkoi që të hiqeshin dyert e blinduara.

Ndërkaq ka pasur një debat mes Jemin Gjanës dhe Helidon Bushatit, pasi ky i fundit kërkoi që të hiqeshin dyert e blinduara.

Debati:

Helidon Bushati – Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi ketu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam vetëm unë këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet lokalet janë më të afërta.

Jemin Gjana: Je familje e madhe shkodrane. S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh. Uroj zotin Alibeaj. Hera e parë që PD-në e drejton një ish i përndjekur. Dhe ndjehem mirë për këtë.

Ndërkaq deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të fillohet menjëherë me diskutime pa paragjykime e kushte.

Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime. Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e partisë.

Gazment Bardhi: Dyert janë të hapura.

Ervin Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, t’i heqim

Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Së dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.

Ndërkaq kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj tha se nuk duhet të kalohej vija e kuqe që nënkuptonte se Berisha nuk duhet të merrte pjesë në forumet e larta të PD dhe as të kandidonte për kryetar partie.

“Të gjithë kanë rënë dakord që të mos lëshohet pe te vija e kuqe e kësaj rezolute. “Pika 2, vija e kuqe”, tha Alibeaj duke iu refereruar sektetarëve disa prej të cilëve kanë dhënë dorëheqjen.

“Kjo pikë lidhet me faktin se Berisha s’duhet të marrë pjesë në forumet e larta të PD dhe as të mos jetë një nga kandidatët për kryetar në zgjedhjet e reja”– u shpreh Alibeaj.

Është pikërisht kjo pikë që u trukua nga ndjekësit e paktë të Bashës në grupin parlamentar dhe më pas u pranua edhe nga vetë Alibeaj se ishte pimë e kontestuar dhe do të rishikohet. Sekretariati nuk është forum dhe nuk ka asnjë të drejtë vendimarrje por as gjykimi të vendimeve qe merren në grupin parlamentar apo kryesi. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY