Ilir Bajri ekstradohet në Itali, çfarë përmban dosja e dënimit në shtetin...

Ilir Bajri ekstradohet në Itali, çfarë përmban dosja e dënimit në shtetin fqinj

156
0
Shares

Ilit Bajri është ekstraduar drejt Italisë 4 vjet pas arrestimit dhe 3 vjet pas kërkesës së Italisë për ekstradimin e tij.

Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjës në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysëm burg.

Ilir Bajri u arrestua në shtator më 2018 si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë

Ndërkaq Italia ka nisur shkresën për ekstradim nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit Ilir Bajri që më 20 shkurt 2019. Për këtë kërkesë italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare me 4 mars. Më 24 prill në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje të kërkesës së Italisë nga gjykata dhe lejimin për ekstradim të Ilir Bajrit drejt Italisë. Organi i akuzës kërkoi “arrest me burg” për Ilir Bajrin ndërsa ky i fundit kishte edhe një masë tjetër sigurimi “arrest me burg” si i dyshuar në grupin “Bajri”.

Materiali i sjellë nga ministria italiane e drejtësisë përmban 132 faqe. Rezulton se Ilir Bajri është dënuar nga gjykata e apelit të Bolonjas me 10 dhjetor të 2010-s me 5 vite e gjysme burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qënieve njerëzore. Mbi të rëndonin akuzat “shfrytëzim prostitucioni”, “emigracion klandenstin” dhe “fallsifikim dokumentesh”.

Ky grup kriminal sipas drejtësisë italiane ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi. Ahëtarët e këtij grupi të drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri sipas vendimit të gjykatës së Bolonjas kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri iu falsifikonin pasaportat grave dhe vajzave nga Shkodra por edhe qytete të tjera dhe më pas i detyronin ato të dilnin në rrugë.

Në dosjen e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, si promovues i kësaj organizate kriminale detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente falso. Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi.

Në disa raste shtetasi Ilir Bajri iu gjente hotel dhe iu tregonte vajzave zonat ku do të prostituonin dhe porosiste dokumente fallso për ato. Paratë e përfituara i shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë sipas hetimeve është një shtetas Italian, klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri. Në vitin 2001 njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit, por sapo ky i fundit u lirua nga drejtësia italiane kërcënoi nënën e vajzës duke e detyruar vajzën të rikthehej në Itali ku vijoi të shfrytëzohet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY