Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Sh., 66 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, pas një debati për motive të dobëta ka goditur mjet mprehës (thikë), në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi A.Sh, pasi ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/