Deklarata e Alibeajt në emër të grupit parlamentar e trukuar, vijon përçarja...

Deklarata e Alibeajt në emër të grupit parlamentar e trukuar, vijon përçarja e PD

72
0
Shares

Grupi i deputetëve që kanë mbështetur Bashën gjatë kohës së përçarjes së PD ka hartuar një deklaratë në emër të grupit por pa marrë konsensusin e grupit. Në mbledhjen e grupit parlamentar ka marrë pjesë 17 deputetë dhe nuk ka pasur konsensus mes tyre.

Deklarata është konfirmim i përçarjes së PD edhe pas Bashës dhe e bën dorëheqjen e tij joefektive.

Deklarata e trukuar e Alibeajt në emër të grupit parlamentar:

1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.
2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht
nga SHBA.
3. GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.
4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor: a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin
mes demokratëve.
b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin e partisë në bazë.
c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY