Tiranë, lista e segmenteve të bllokuara për makinat gjatë të martës

Tiranë, lista e segmenteve të bllokuara për makinat gjatë të martës

80
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit, për ditën e nesërme.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të bllokohet lëvizja në segmentet e mëposhtme rrugore:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te ish-Hotel Dajti;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për shkak të bllokimit të segmentit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët: “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin “Zhan D’ Ark” dhe në bulevardin “Bajram Curri”.

Për shkak të bllokimit të segmentit të rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të jetë
si më poshtë:

– Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova”, me drejtim në bulevardin “Bajram Curri”;

– Linja “Tirana e Re” do të devijohet te sheshi “Willson” dhe te “UFO”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY