Shkencëtari i naftës ia përplas në fytyrë Edi Ramës: Mashtrues, nga nafta...

Shkencëtari i naftës ia përplas në fytyrë Edi Ramës: Mashtrues, nga nafta shqiptare prodhohej diesel dhe benzinë në 4 rafineritë

4279
0
Shares

Ndërsa shpjegonte rreth krizës së karburanteve, Kryeminitri Edi Rama deklaroi se nga nafta shqiptare nuk mund të rafinohej diesel dhe benzinë pasi ishte naftë e trashë. Shpjegimi i kryeministrit para dhjetë ditësh erdhi pas presionit të publikut në lidhje me menazhimin e burimeve te naftës në Shqipëri, ku vendi ynë ka dhe fushën naftënxjerrëse më të madhen në Evropë, Marinzën.

Rama urdhëroi para pak javësh shkatërrimin e Rafinerisë së naftës në Ballsh dhe dërgimin për skrap, duke mbyllur çdo mundësi për përpunimin e naftës bruto në vend dhe dorë të lirë importuesve dhe eksportuesve të saj.

Askush nuk u mor me deklaratën e Ramës përfshirë edhe projekte fact-checking të gazetarisë investigative në Tiranë që financohen nga perëndimorët.

Por një shkencëtar i naftës e mori guximindhe nxori në drizë një mashtrim të paskrupullt të Edi Ramës. Ai dha detaje dhe shifra në lidhje me rafinimin e naftës shqiptare prej së cilës prodhoheshin të gjitha derivatet.

Profesori i Asociuar Jorgji Hanxhari, inxhinier nafte thotë se vendi kishte 4 uzina të përpunimit të naftës dhe sëbashku rafinonin 1 milionë ton naftë në vit. Ai e konsideron vepër penale mashtrimin publik të kryeministrit.

Më poshtë reagimi i plotë i Hanxharit:

JORGJI HANXHARI:
Profesor i Asociuar, Fakulteti Gjeologji-Miniera

“Zoti Kryeministër, kur nuk di, hesht…Se turpëron veten dhe inteligjencën!
12/03/2022

-Uzinat e Përpunimit të naftës në Fier, Kuçovë, Cërrik dhe Ballsh, përpunonin mbi 1 milion ton naftë

– I them zotit Kryeministër, se në këto uzina prodhohej naftë motorrash Diesel, benzinë, squfur, vajra lubrifikante, mazut, bitum

– Nuk është aspak e vërtetë, që nga nafta shqiptare nuk mund të prodhohet naftë Diesel dhe benzinë

– Juve (qeveritë e pas 1990) ia u falët apo ja u shitët vendburimet e naftës kompanive të huaja private abuzuese dhe privateve shqiptare, pa asnjë përvojë në këtë fushë

-Aktualisht shteti shqiptar merr vetëm 3 përqind të fitimeve nga nafta, pra merr ca “thërrime” që i hedhin oligarkët

– Gabimi fatal i qeverisë suaj është shitja për skrap e Uzinës së Përpunimit në Ballsh

-Zoti Rama mos trego përralla për fëmijë pasi specialsitët flasin me shifra jo me ëndrra

– Injoranca nuk i falet një Kryeministri, i cili mban këshilltarë, që nuk dinë asgjë në këtë fushë që po fut botën në luftë

– Gënjeshtra juaj është e dënueshme edhe moralisht!

– Zoti Kryeministër, nuk ka dashur kurrë që të merret me problemet e naftës dhe të naftëtarëve

Sapo dëgjova fjalën e Kryeministrit, i cili filloi të flasë paralelisht me protestuesit para Kryeministrisë dhe t’ju them të drejtën, u shtanga dhe njëkohësisht u revoltova, kur dëgjova nga goja e tij, ndër të tjera, se:

“Ne nuk kemi naftë, që mund të prodhojë naftë Diesel dhe benzinë, mbasi nafta jonë është e trashë dhe nuk mund të kthehet veçse në bitum”!

Ky pohim nuk mund të jetë tjetër, përveçse gënjeshtër e madhe, mbasi nga nafta e vendit tonë, derisa pa u shkatërruar Uzinat e Përpunimit të naftës në Fier, Kuçovë, Cërrik dhe se fundi kurora e tye, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, përpunohej mbi 1 milion ton naftë dhe teprica eksportohej si naftë bruto nga shteti (deri në vitet kur nafta administrohej nga shteti)!

Dhe i them zotit Kryeministër, se në këto uzina prodhohej gazoil (ose naftë motorrash Diesel), benzinë, squfur, vajra lubrifikante, mazut, bitum, etj dhe nuk është aspak e vërtetë, që nga nafta shqiptare nuk mund të prodhohet naftë Diesel dhe benzinë, mbasi kjo është një gënjeshtër e madhe!

E vërteta lakuriq është se juve (qeveritë e pas 1990) ia u falët apo ja u shitët vendburimet e naftës kompanive të huaja private abuzuese dhe privatëve shqiptare, pa asnjë përvojë në këtë fushë, në masën 100 përqind, ndaj juve nuk ushtroni asnjë kontroll në veprimtarinë e tyre sot! Ndaj, shteti shqiptar, përfiton vetëm rentën minerare, që sipas konkluzioneve të Kontrollit të Shtetit, merr vetëm 3 përqind të fitimeve të tyre, pra merr ca “thërrime” që i hedhin oligarkët e naftës!

Gabimi tjetër fatal i qeverive të pas 1990 është shkatërrimi i uzinave të përpunimit të naftës, madje mund të themi se është një veprim kriminal, mbasi i hoqët mundësinë e përpunimit të naftës që nxirret në vend! Me veprimet, që shoqëruan vitet e fundit punën në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, qeveria e çoi atë në shkatërrim, me qëllim që ta fshinit nga faqja e dheut, derisa e zmontuat dhe e çuat për skrap!

Dhe tani na tregoni përralla se nga nafta e jonë nuk mund te prodhohet Diesel dhe benzinë! Në rastin më të mirë, kjo është injorancë, për një problem kaq madhor, siç është prodhimi i naftës, kësaj lënde strategjike, për të cilën bëhen luftrat në botë, siç po ndodh tani, por injoranca nuk i lejohet dhe nuk i falet një Kryeministri, i cili mban këshilltarë, që nuk dinë një gjë kaq reale, që ka ndodhur, që në vitin 1928, kur u zbulua vendburimi i parë në Kuçovë dhe deri në vitet e fundit, para se të shkatërroheshin Uzinat e Përpunimit të Naftës në Shqipëri!

Në rastin më të keq, për një Kryeministër, është që ai gënjen paturpësisht, kur thotë këtë pohim dhe kjo është e dënueshme edhe moralisht!

Kjo, me pak fjalë, është e vërteta, lidhur me atë që na tha Kryeministri, se “nga nafta që nxirret në Shqipëri, nuk mund të prodhohet naftë për motorrat Diesel dhe benzinë!”

Ndaj u shokova dhe u revoltova, që iu drejtova kaq ashpër dhe kaq drejtpërdrejtë zotit Kryeministër, i cili gjatë gjithë periudhës së tij si Kryeministër, nuk ka dashur kurrë që të merret me problemet e naftës dhe të naftëtarëve, duke vazhduar kështu në rrugën e paraardhësve të tij, nga viti 1990!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY