Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Japonia përshkallëzon qëndrimet ndaj Rusisë, dërgon edhe 100 milionë dollarë ndihma në Ukrainë

19/03/2022
Japonia përshkallëzon qëndrimet ndaj Rusisë, dërgon edhe 100 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në paletat që ngarkoheshin në një avion transporti të forcave ushtarake japoneze këtë muaj kishte jelekë antiplumb, helmeta, dhe paisje të tjera ushtarake jo-vdekjeprurëse. Kjo ishte një ngarkesë shumë ndryshe nga raketat, dronët dhe armë të tjera që vendet perëndimore u kanë dërguar ukrainasve që luftojnë kundër sulmit të Rusisë, raporton Zeri i Amerikës.

Sidoqoftë, vendimi i Japonisë për të dërguar paisje ushtarake në Ukrainë shënon një hap madhor për Tokion. Kushtetuta japoneze e ka mbajtur vendin prej dekadash larg konflikteve ushtarake.

“Ky lloj misioni është i pari për ne, por do të bëjmë ç’mundemi për t’ia dorëzuar sa më shpejt paisjet Ukrainës”, shkruajti në Twitter ministri japonez i mbrojtjes.

Megjithëse zyrtarët japonezë thonë se nuk do të dërgojnë armë në Ukrainë, Japonia është pozicionuar në pararojë të përpjekjeve të Perëndimit për të ushtruar presion diplomatik dhe ekonomik ndaj Rusisë.

Japonia ka vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë, ka ngrirë asetet e bankave ruse dhe këtë javë revokoi statusin e vendit të preferuar në tregti për Rusinë.

Japonia ka dërguar gjithashtu 100 milionë dollarë asistencë urgjente humanitare për Ukrainën dhe lehtësoi procesin për të pranuar ukrainasit që i largohen luftimeve. Ky është një hap i rëndësishëm për një vend që ka hezituar të pranojë refugjatë.

Këto lëvizje jo vetëm që vënë në dukje zhvendosjen e Tokios drejt një politike të jashtme më të guximshme, por tregojnë edhe se Tokio ndjehet më e sigurtë në përafrimin e qëndrimeve me Perëndimin, për t’i dalë në mbrojtje parimeve në themel të rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.