Pano Soko: Padi civile për policinë që dhunoi protestuesit sot pasdite

Pano Soko: Padi civile për policinë që dhunoi protestuesit sot pasdite

47
0
Shares

Një nga aktivistët e shoqërisë civile në protestë, Pano Soko lajmëroi se do të bëhej padi civile në lidhje me dhunën ndaj protestuesve sot pasdite.

Soko tha se do kërkonin 2 milionë lekë të reja si dëmshpërblim për dëmin moral dhe psikologjik të shkaktuar në një intervistë për faxnews.

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko: Ne kemi menduar të ngremë një grup avokatësh. Dhe do tu drejtohemi institucioneve. Do të shkojmë në Gjykata dhe do të kërkojmë dëmshpërblim. Sepse polici nuk funksionon me urdhër si ushtria, funksionon me zbatimin e ligjit, kështu që ligjin e njohin mirë. Dëmshpërblim për dëm psikologjik, moral, për të gjitha. Ligji thotë që mund të marrësh deri në 2 milionë për këtë gjë, aq do marrim nga çdo polic. Se këta s’kanë as numra, do shkojmë në gjyq dhe do ua tregojmë me fytyra të gjithë edhe gjykatës, edhe drejtorit. I kemi me foto.

Në vendimin e gjykatës Kushtetuse, çdo protestues mund të zgjedhë të protestojë në zonën ku ai person vetë dëshiron. Është e padëgjuar në botë, por ne nuk na bën më përshtypje. Unë së bashku me grupin do të marrim të gjitha rrugët ligjore për t’i shkuar deri në fund kësaj punë jo vetëm me deklarata dhe interviste. Ne kemi marrë leje për 24 orë në protestë. Pra deri në 11:00 të ditës tjetër. Më pas do grupi i protestuesve do të marrë një vendim. Gjersa nuk ka një reagim nga kryeministri, protesta do vazhdojë.

Protesta në vetvete erdhi si formë e reagimit të një shoqërie që po vuan ekonomikisht. Jam dakord që jo të gjithë kanë mundësi të protestojnë por të paktën ata që kanë le të vijnë. Shikoni çfarë ndodhi me çmimin e naftës, sapo filloi protesta filloi të disiplinohej. Ende nuk ka shkuar aty ku duhet.
Kërkojmë që koston e kësaj krize ta ndajmë bashkë jo vetëm qytetarët. Sepse qeveria ka rritur të ardhurat. Pra qeveria po del me fitim nga kriza.faxnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY