Policia dhunon protestuesit te Kryeministria, përpjekje për të shpërndarë protestën me forcë

Policia dhunon protestuesit te Kryeministria, përpjekje për të shpërndarë protestën me forcë

37
0
Shares

Forcat e policisë kanë ndërhyrë këtë mbrëmje për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar para kryeministrisë dhe që qëndronin atje prej orës 11:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia tha se shpërndarja po bëhet për shkak se protestuesit nuk kanë marrë leje për një protestë që do zgjaste edhe më shumë dhe se duhej të zhbllokonin rrugën.

Nga protestuesit u kërkua largimi i policisë duke deklaruar se ishte lajmëruar protestë 24 orë.

“Folni mor zotëri, më jepni një argument ligjor përse keni ardhur këtu. Ne e kemi një qëllim pse kemi ardhur këtu. Ju çfarë pune keni këtu? Nëse është ndonjëri prej jush burrë të na shpjegojë përse keni ardhur këtu të ndaloni protestuesit?” – u shpreh njëri prej protestuesve.

Avokati, Adriatik Lapaj ka folur për mediat pas dhunës që forcat e policisë ushtruan ndaj protestuesve

Lapaj tha se policia përdori dhunën në momentin që forcat e policisë shihnin se ishin më shumë në numër sesa protestuesit.

Avokati, Adriatik Lapaj: Me stilin të mirë në mëngjes dhe ujqër në darkë, nuk funksionon. Nuk ndryshon gjë a qëndrojmë ne deri në mëngjes apo një orë. Kjo është simbolikë dhe ata që nuk kuptojnë simbolikën janë të ligj. Halli është aty, halli është për kuzhinën e shqiptarëve. Kështu që t’i thërrasin mendjes dhe bëjnë mirë të na dëgjojnë. Ne nuk jemi këtu për konflikt. Nuk zgjidhet me konflikt kjo. Policia është njoftuar pardje për protestën e sotme. Mënyrën e të protestuarit nuk e përcaktojnë dot këta. Pse kur janë 20 mijë qytetarë nuk hyjnë me dhunë këta? Prisnin që të ishim huliganë ne dhe kur nuk jemi shumë në numër duan të na trajtojnë si kategori e dytë. Këtu nuk po garojmë se kush nxjerr më shumë njerëz në shesh.

Kën dalë mbi 100 mijë qytetarë në këto ditë në protesta dhe nuk është prekur asnjë lule. Kjo ndërhyrje e policisë na lë shije shumë të keqe sepse tregon sepse kur numrat janë në krahun e tyre bëhen të dhunshme. Këtë duhet të kuptojnë qytetarët, se nuk i ulin çmimet se duan por i ulin sepse ne rrisim presionin. Në momentin që ulet presioni këta fillojnë me dhunën.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY