Katër produktet ushqimore që do u kontrollen çmimet, shtohen edhe inputet

Katër produktet ushqimore që do u kontrollen çmimet, shtohen edhe inputet

38
0
Shares

4 produkte kryesore do të futen në filtrin e çmimeve për të ngrirë marzhin e fitimit. Bëhet fjalë për mielli, orizin, vajin dhe sheqerin, tha Dhimitër Kote, zëvendësministër i Bujqësisë në një intervistë në RTSH.

Ai u shpreh se në këtë skemë do të përfshihen edhe produktet për plehërimin e prodhimeve bujqësore.

“Ne jemi detyruar që kjo që erdhi nuk erdhi për mirë e ka emrin krizë. Puna e parë është të sigurohet produkti. Pasi u bë një analizë për miellin psh, sa do të dalë nga fabrika, sa do të marrë prodhuesi, sa do mbajë për kosto kompania. Kështu për orizin, vajin dhe sheqerin. Këto janë produktet e para. Pastaj janë dapi, nitrati, ureja. Do vendosen çmimet ditore”, tha zv/ministri.

Kote u ndal edhe te protesta e thirrur këtë të shtunë ku tha se njerëzit kanë të drejtën e tyre të protestojnë por shtoi se qeveria i ka thënë qartë masat që ka marrë për t’i mbështetur ata.

“Qeveria me aktin normativ që po bën tani do qartësojë kapacitetin që ka. Bizneset e vogla nuk paguajnë asnjë detyrim. Njerëzit kanë të drejtën e tyre që të protestojnë. Ky është një vendim që nuk më përket mua. Protestuesit kanë të drejtën e tyre të protestojnë. Qeveria e ka thënë qartë se mbështetja janë këto masa që po përgatiten. Disave u mjaftojnë dhe u duken të qarta. Disa të tjerë nuk e kanë të qartë dhe është e drejta e tyre”, tha zv/ministri Kote. a.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY