VIDEO/ Rama provokon ambasadoren amerikane në një takim publik

VIDEO/ Rama provokon ambasadoren amerikane në një takim publik

108
0
Shares

Kryeministri Edi Rama krahasoi në humor e sipër ambasadoren amerikane Yuri Kim, me sekretaret e partisë në kohën e diktaturës gjatë një ceremonie në Tiranë për nënshkrimin e një marrëveshje mes Universitetit Bujqësor të Tiranës, dhe atij të Michiganit.

Ambasadorja Yuri Kim pyeti e cuditur Ramën se ”çfarë nuk shkonte me të”, fill pas fjalës së Ramës i cili po fliste për integrimin e studentëve afganë në Shqipëri dhe procesin e largimit të tyre nga Shqipëria kur tha se amerikanët e kanë zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak sesa premtojnë. Ndërsa në vijim krahasoi Kim me një sekretare partie.

Fillimisht Rama i akuzoi amerikanët se janë më të mirë në fjalë sesa në vepra, duke iu referuar këtu strehimit të qyetarëve afganë, që fillimisht u mirëpritën në vendin tonë.

“Unë i kam tmerr njerëzit që nuk janë të dhënë pas punës, më pëlqen që herë pas here rektori më kujton, po kjo, po ajo. Na shërbejnë këto partneritete për të tërhequr sa më shumë studentë. Ne nuk e bëmë atë që bëmë me afganët, që të përfitonim nga ky partneritet, më vjen mirë që studentët afganë kanë gjetur këtu një ambient ku ndihen mirë, do shkojnë përtej oqeanit, ku nuk do të trajtohen kaq mirë sa këtu. Por do të mësohen dhe ata me këtë.

Nuk diskutohet që është kënaqësi që gjithë ata që erdhën, tani janë duke marrë atë që prisnin, kanë mbetur një pjesë e vogël, dhe Kanadaja kanë marrë një pjesë të madhe, SHBA morën jo aq sa premtuan, por një pjesë, se e kanë këtë zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak sesa premtojnë. 

Standarde dhe vlera pastaj na japin pa pushim, ne i marrin me kënaqësi, po qe puna për predikime i kemi këtu, ditë natë na japin me bujari të madhe se çfarë duhet të bëjmë, te këto gjërat konkrete nuk kanë të shkretët, nuk janë në pozitë që të japin shumë.

Na vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë, edhe me ambasadoren. Më pëlqu shumë kur rektori tha ju garantojmë zonja ambasadore, më kujton kohën e partisë, ku rektori i mëparshëm i thoshte “iu garantojmë sekretari i partisë që populli të jetë krenar për ne”. Faleminderit shumë, këto kisha unë, rroftë miqësia shqiptaro-afgane”, tha Rama,ndërkohë që Kim tha: Çfarë nuk shkon me ty.

“Jam e sigurt që nuk ishte përkthimi i duhur, dëgjova diçka të çuditshme”, tha Kim, ndërkohë që Rama rekomandoi që të pushohej përkthyesi. a.b

Në videon më poshte debati është në 5 minutat e fundit.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/311968831028215/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY