Padia në SPAK për inceneratorët: Grup i strukturuar kriminal me 50 persona,...

Padia në SPAK për inceneratorët: Grup i strukturuar kriminal me 50 persona, 112 prova

55
0
Shares

PD dërgon në SPAK kallzimin për grupin e strukturuar kriminal me 50 persona, sipas saj. I paditur është edhe Edi Rama.

“Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar Kriminal”, tha deputetja Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal. Po çojmë në SPAK një kallëzim të mbushur me 112 prova, tha ajo.

“PD ka dërguar në SPAK një kallëzim të gjatë thuajse 80 faqe të mbushur me 112 prova në lidhje me Grupin e Strukturuar Kriminal që ka punuar për abuzimin e 430 mln eurove. Sipas nënkryetares së PD, Tabaku, ky kallëzim penal është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe voluminoze të kryer nga Komisioni dhe mbi të gjitha nga Partia Demokratike”, u shpjegoi Tabaku gazetarëve.

“E vërteta shpaguhet” u shpreh Tabaku ndërsa po i prezantonte mediave se si skema e kompanive të kryesuara nga 3 persona me lidhje tejet të ngushta në qeveri ka mundur të sigurojë 3 kontrata me vlerë 430 mln euro. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY