Kronika e Tiranës, 8 persona në pranga 24 orët e fundit, mashtrim...

Kronika e Tiranës, 8 persona në pranga 24 orët e fundit, mashtrim me 35 mijë euro, vjedhje, në makinë të dehur

60
0
Shares

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale, katër prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim F. A., 27 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Seksionit të Krimik Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit të mitur në kërkim D. K., pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën 35.000 euro, shtetasit K. K., 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 63 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi në një karburant, ka bërë pagesë me një shumë eurosh të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim K. A. (K)., 26 vjeç, pasi më datë 09.03.2022, dyshohet se në një hotel, ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash të shtetasit A. M., 24 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 40 vjeç, pasi nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor, u kap duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. D., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– K. Xh., 38 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, nuk i është bindur punonjësve të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY