Ambasada ruse në Tiranë polemizon me Berishën për ‘ryshfetin’ e Gazprom

Ambasada ruse në Tiranë polemizon me Berishën për ‘ryshfetin’ e Gazprom

55
0
Shares

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka polemizuar sot me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili një ditë më parë tha se Gazëromi rus i kishte ofruar rryshfet që ai të refuzonte projektin e TAP-it kur ishte kryeministër.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”? – thuhet në postim te Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët tha se ka pasur propozime në shuma të mëdha për të mos lobuar për TAP.0

“Së fundmi dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non-grata, i them mafies së George Soros, se vetëm për TAP, Sali Berishës i janë ofruar shuma marramendëse. Direkt nga Gazpromi!” – u shpreh dje ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY