14.200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, njoftoi në ditën e 23 të luftës, Ministria e Mbrojtjes ukrainase.
Rusia publikoi shifra vetëm me 3 mars ku pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por ajo ka mbetur e heshtur për publikimin e shifrave të tjera që atëherë. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe çderi në 14,000 të plagosur.
Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë shkatërruar gjithashtu:
450 tanke
93 avionë
112 helikopterë
dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/