Berisha rrëfen si mundi Rusinë për korridorin e jugut, historia e negocimit...

Berisha rrëfen si mundi Rusinë për korridorin e jugut, historia e negocimit të TAP

51
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se TAP ka dërguar fuçitë e para të gazit në Itali, duke i dhënë frymë Europës së varur nga gazi rus.

Berisha ka rrëfyer negociatat e vështira që janë bërë nga qeveria që ai ka drejtuar, ndërsa për herë të parë ka zbuluar se është tentuar që ta korruptojnë me shuma të mëdha parash, direkt nga Gazpromi rus.

Këtë mesazh Berisha ua dërgoi atyre që e shpallën non grata, që sipas tij kanë gabuar rëndë, pasi ai nuk është korruptuar as në projekte të tilla madhore.

Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvend: 

Është një moment historik, pasi gjatë ditës së sotme, TAP ka dërguar 10 fuçitë e para të gazit në Itali, pa u ndikuar nga Rusia.

Ky është gazsjellësi i Europës pa gazin rus, është një arritje e madhe për Europën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues, pas Azerbajxhanit, dhe presidentit të atij vendit.

TAP mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, u zhvillua mnjë aktivitet i jashtëzakonshëm disa vjeçar, u bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë, pasi gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia.

Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë u shfaqën në rritje, për të eleminuar TAP, u krijua nga tre vendet fqinje, u krijua rrjeti i gazit Itali, Greqi, Turqi.

Presidenti i Azerbaxhanit, me kurajo dhe guxim epik, përjashtoi kompaninë e varur nga rusia nga gara, gjë që zgjoi zemërimin në 3 vendet fqinje, vazhduam përpjekjet diplomatike, për të bindur fqinjët tanë se nga TAP përfitonin të gjithë dhe nuk humbiste nga asnjë njeri.

Dua të falenderoj me mirënjohjen më të thellë, presidentin e Azerbajxhanit, që shpalli TAP fituesin për gazin Kaspik, një falenderim të madh meriton dhe Xhorxho Napolitano, i cili përmbysi të gjitha qendrimet, thellësishttë gabuara, të administratës së shtetit të tij, çka ishte më pas përcaktues në qendrimin e Republikës së Italisë.

Një mirënjohje kam për sekretaren e shtetit Hillary Klinton, në të gjithë 8-vjeçarin tim në raport me SHBA kam pasur dy çështje, NATO dhe TAP. Klinton na ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar, duke na dhënë ndihmën e saj për çështjen e energjisë, kam një falenderim për ministrat, diplomatët dhe këshilltarët e mi të asaj periudhe që punuan me përkushtim të madh. Ju e dini që Tirana u bë kryeqytet i Ballkanit për TAP.

Dua të jap një mesazh për ata që shpallën non grata Sali Berishën, mafia e Xhorxh Soros, që vetëm për TAP Sali Berishës i kanë ofruar shuma madhore, dhe ai i ka refuzuar, pasi isha i bindur që gazi rus nuk ishte i duhuri për Europën. Kanë qenë oferta direkt nga Gazpromi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY